Lajme
Italia nga 15 maji hap kufijtë
Pas mbi 14 muaj mbyllje të kufijve, Italia informon se më datë 15 maj do të hapë sezonin turistik për çdo turist nga çdo vend i botës që dëshiron të vizitojë këtë vend. Do të mjaftojë një leje kalimi specifik që paraprin patentën shëndetësore të Bashkimit Europian që pritet të jetë e disponueshme në fund të muajit qershor 2021.
Këtë lajm e ka dhënë kryeministri italian Mario Draghi, gjatë punimeve të samitit të vendeve të G20, që një ditë më parë u zhvillua në Romë në presidencën italiane.”Qytetet tona, plazhet e malet tona do të hapen e ju mikpresim”, u shpreh kreu i ekzekutivit italian.”Ka ardhur momenti , tha ai që të prenotoni pushimet tuaja në Itali!”
Italia ka vendosur të mos presë aprovimin e patentës së gjelbër europiane, që pritet të jetë gati në gjysmën e dytë të muajit qershor, por të ofrojë rregulla të qarta e të thjeshta për turistët e të garantojë një siguri maksimale në shëndetit publik.
Çdo turist që do të dëshirojë të vizitojë Italinë nga çdo vend i botës, pas datës 15 maj është i lirë ta bëjë me kushtin e zbatimit të disa rregullave; prezantimin në pikën kufitare të një dokumenti që vërteton se ka kryer të dy dozat e vaksinës anti-Covid e autorizuar nga Agjencia Europiane e Barnave, të certifikojë shërimin nga Covid në rast se ka qenë i infektuar dhe një tampon me rezultat negativ brenda 48 orëve para udhëtimit.
Turizmi vazhdon të mbetet një ndër sektorët më të goditur nga pandemia me një rënie në 73% në nivel global e humbjen e 62 milionë vendeve të punës.”Rinisja e udhëtimeve dhe e turizmit është thelbësore për rimëkëmbjen e ekonomisë globale”, theksohet në dokumentin e dalë nga samiti i vendeve G20 në Romë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar











