Bota
Italia ofron 780 euro në muaj për çdo të papunë
Shteti italian do të japë mbështetje financiare deri në 780 euro në muaj për çdo person që jeton me qira dhe pa burime të ardhurash. 150 euro nga kjo shumë duhet të përdoret për të paguar qiranë ose kredinë.
Ndihma është pjesë e paketës së reformave që qeveria italiane ka miratuar së fundi në lidhje me mirëqenien sociale. Pas këtij vendimi, kritikët thonë se masat janë të paqëndrueshme për gjendjen financiare të vendit.
Reformat në sistemin e pensioneve ishin premtime zgjedhore të lëvizjes së Pesë Yjeve dhe partisë Liga të ekstremit të djathtë. Kryeministri Giuseppe Conte u shpreh krenar për mbajtjen e premtimit të fushatës, shkruan Oranews, përcjell albinfo.ch.
Paketa tani duhet të miratohet nga parlamenti brenda dy muajsh. Ajo siguron mbështetje financiare për të varfrit dhe u lejon qytetarëve të dalin më herët në pension.
Lëvizja Pesë Yjet ka bërë thirrje vazhdimisht për miratimin e një pakete të tillë ndihme.
“Kjo reformë do të përmirësojë cilësinë e jetës për 5 milionë italianë në vështirësi”, tha kreu i partië, Luigi Di Maio, ndërsa u zotua për themelimin e një shteti të ri të mirëqenies sociale në Itali.
Paketa pritet t’i kushtojë qeverisë 7 miliardë euro. Individët që kanë kursime prej mbi 6000 eurosh nuk do të përfitojnë nga kjo skemë.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











