Lajme
Theksohet nevoja për punëtorë sezonalë në Itali
Mësohet se sektori agro-bujqësor në Itali kërkon krah pune dhe i kërkojnë qeverisë italiane miratimin e një drafti të ri ligjor për sjelljen e një fluksi të ri punonjësish sezonalë ekstra-komunitarë, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe nisjen e periudhës së vjeljes së frutave e perimeve, sipërmarrësit italianë lëshojnë alarmin se janë të preokupuar për mungesën e punonjësve sezonalë në vjeljen e rrushit, ullinjve, frutave e perimeve të stinës.
Thuhet se përmes shoqatës së sipërmarrësve agro-bujësorë “Confagricultura”, ata përcjellin kërkesën e tyre për nevojën e domosdoshme për punëtorë ekstra-komunitarë sezonalë.
Presidenti i ‘Confagriculturës’, Massimiliano Giansanti, ka deklaruar se “kanë kërkuar emetimin e një drafti të ri për mbërritjn e punonjësve sezonalë të huaj, raporton Ora News.
Pandemia, thotë ai, “na ka vënë në vështirësi dhe është e domosdoshme të gjejmë zgjidhje të përshtatshme që të mos orientohen vetëm nga urgjenca e emergjenca”.
Në një letër dërguar ministres së Brendshme, Luciana Lamorgese, kërkojnë të paraprihet publikimi i dekretit fluks emigrantësh sezonalë për 2021 në mënyrë që qysh në fillim të shtatorit 2021 të paraqiten kërkesat për aplikimi në punësim sezonalë si dhe e drejta për konvertimin e lejeve të qëndrimit për punë sezonalë.
Shoqata ‘Cofagricultura’ italiane ka kërkuar gjithashtu dhe zgjatjen e afatit të lejeve të qëndrimit të emigrantëve që kanë skaduar deri më 31 korrik.
Në bazë të raportit të Observatorit Kombëtar mbi punësimin në sektorin agro-bujqësorë, në Itali janë të punësuar rreth 340 mijë punëtorë të huaj e barasvlefshem me 32 % të numrit të përgjithshëm të punëtorëve të këtij sektori.
62% e tyre janë emigrantë ekstra-komuntiarë të ardhur nga Maroku, Tunizia, Senegali, Shqipëria, Moldavia, Sllovakia, Rumania, Bullgaria etj.
“Nga strukturat territoriale e fermat bujqësore në gjithë territorin italian na vijnë sinjalizime për mungesë krahu pune, ndërsa ka nisur sezoni i vjeljes së frutave, perimeve, ullinjve e rrushit”, është alarmi i lëshuar nga ‘Confagricultura’ italiane dhe i përcjellë qeverisë Draghi.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












