Lajme
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare
Përgjigja e presidentit federal Guy Parmelin: "E kuptojmë zemërimin. Ne kemi procedura në Zvicër që nuk janë të njëjta me ato në Itali". Kjo duhet të respektohet
Qeveria italiane ka protestuar kundër vendimit të gjykatës së Valisit për të liruar pronarin e barit “Le Constellation” në Crans-Montana nga paraburgimi. Ajo ka thirrur ambasadorin italian në Zvicër në Romë, transmeton albinfo.ch.
“Vendimi i gjykatës përfaqëson një fyerje të rëndë dhe dhimbje të mëtejshme për familjet e viktimave”, thuhet në një deklaratë qeveritare të lëshuar të shtunën.
Kryeministrja Giorgia Meloni dhe Ministri i Jashtëm Antonio Tajani kanë thirrur ambasadorin Gian Lorenzo Cornado në Romë për të diskutuar veprimet e mëtejshme, raporton sda.ch.
Prokurorja e përgjithshme e kantonit të Valisit, Beatrice Pilloud, konfirmoi se ishte kontaktuar nga ambasadori italian në Zvicër të shtunën në mëngjes. Ajo e informoi atë se vendimi për lirimin e pronarit të barit nga Crans-Montana nuk ishte urdhëruar nga zyra e prokurorit publik.
Po ashtu Pilloud ka theksuar se nuk dëshiron të trajtohet përgjegjëse për një mosmarrëveshje në mes të dy shteteve prandaj ka kërkuar nga ambasadori që të kontaktojë institucionet zvicerane të nivelit nacional.
Këshilltari Federal (aktualisht president federal) Guy Parmelin gjithashtu ka komentuar. Duke folur për Blick, ai tha: “E kuptojmë zemërimin. Ne kemi procedura në Zvicër që nuk janë të njëjta me ato në Itali.” Kjo duhet të respektohet.
“Ashtu si Italia, Zvicra vajton 40 viktimat dhe shumë të plagosurit në tragjedinë e Crans-Montana. E kuptojmë dhimbjen, sepse është edhe dhimbja jonë”, iu përgjigj Ministri i Jashtëm Ignazio Cassis reagimit të fortë nga Italia në platformën X, përcjell albinfo.ch. Ai shtoi se Zvicra dëshiron qartësi dhe po monitoron nga afër punën e gjyqësorit në kantonin e Valisit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike Producentë të huaj eksplorojnë Kosovën si mundësi për projekte filmike... -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane Sipas saj, prania e fëmijëve me gjuhë amtare të huaj "po e ulë cilësinë e mësimit"... -
Italia kundërshton lirimin e pronarit të barit në Crans-Montana -
Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës hedh poshtë iniciativën për të thjeshtuar natyralizimin -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Tren përplaset me një veturë në Winterthur











