Lajme
Italianët të interesuar për investime në Shqipëri
Elisa Scelsa, drejtoreshë e Zyrës Italiane të Tregtisë me Jashtë (ICE), tha se investitorët italianë janë të interesuar të investojnë në Shqipëri në disa sektorë, në Turizëm, agrobiznes, farmaceutikë, Industri mekanike, mjekësi...
Turizmi, agrobiznesi, farmaceutika, janë vetëm disa nga sektorët ku investitorët italianë janë të interesuar të investojnë në Shqipëri. Kështu ka deklaruar Elisa Scelsa, drejtoreshë e Zyrës Italiane të Tregtisë me Jashtë (ICE), sipas të cilës, interesim nga italianë përbëjnë edhe Industria mekanike, kimike, mjekësore, tekstile dhe veshje, ndërtimi, shërbimet inxhinierike, infrastrukturore dhe arsimi.
Scelsa thotë se këta sektorë mundësojnë integrimin në rrjetet ndërkombëtare.
Ajo flet dhe për mundësitë e biznesit që do të kenë bizneset shqiptare gjatë forumit të biznesit që do të zhvillohet gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor në Trieste, shkruan gazeta shqip.
“Fushat e specializimit të kompanive që do të marrin pjesë në forum janë tre: infrastruktura, energjia e mjedisi dhe novacioni. Në të vërtetë këta janë sektorët në fokusin e procesit të Berlinit, i filluar në vitin 2014 me vullnetin e gjashtë vendeve anëtare të BE-së, duke përfshirë sigurisht Italinë, për të promovuar dhe për të inkurajuar integrimin më të madh ndërmjet shteteve të rajonit në perspektivën e anëtarësimit në BE”, deklaroi ajo.
Në këtë kontekst, sipas saj, kohezioni ekonomik dhe tregu i vetëm janë të rëndësishme për Shqipërinë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











