Sport
Italianët të mllefosur: Përpara të gjithë, përpos Suedisë
Një mbishkrim që bie më së shumti në sy është: "Përpara të gjithë ... përpos Suedisë"
Pavarësisht mungesës së Italisë nga Kampionati Botëror 2018, banorët e lagjes transalpine të Montrealit kanë dashur ta kthejnë negativen në pozitive.
Të gjithë italianët, ose të paktën tifozët e futbollit, ende janë të mllefosur nga eliminimi i përfaqësueses së tyre nga Suedia, në kualifikimet për Kupën e Botës 2018. Një ngjarje pas 60 vitesh.
Distrikti i “Little Italy” në Montreal, numëron një diasporë prej rreth 260.000 italianësh. “Dhimbja është e madhe që Italia është jashtë Kupës së Botës. Dua të them, nuk mund të jetë e vërtetë një Kupë e Botës pa Italinë”, thotë Giovanni Sansalone, drejtues i një dyqani sportiv në Montreal. “Duke parë që të rinjtë u përlotën kur Italia humbi, zemra mu lëndua”, përfundon ai.
Por, pavarësisht se janë të privuar nga ekipi i tyre kombëtar, italo-kanadezët nuk do të humbasin as edhe një thirrmi të Kupës Botërore të Rusisë. Përkundrazi, bashkësia transalpine e qytetit e ka marr me humor këtë dhimbje të madhe duke e bërë një video të vogël me disa nga banorët e saj dhe duke paraqitur mbishkrime në të gjithë lagjen. Një mbishkrim që bie më së shumti në sy është: “Përpara të gjithë … përpos Suedisë”.
“U përpoqëm të bëjmë diçka që negativen ta kthejmë në pozitive”, ka deklaruar për “Stampa” Cristina D’Arienzo, drejtoreshë e Shoqatës së zhvillimit ekonomik të pakicës italiane, njofton Albinfo.ch.
“Kampionatet botërore janë një moment i rëndësishëm për ne nga këndvështrimi kulturor dhe ekonomik. Ne jemi të njohur si një lagje ku pasioni për futbollin është i madh. Prandaj ishte e nevojshme të riaktivizohej pasioni i futbollit, pavarësisht mungesës së ekipit kombëtar dhe të përfshinte të gjithë tifozët e ekipeve të tjera “, ka shtuar ajo.
Shakaja filloi disa ditë para fillimit të Kupës së Botës, që nga 6 qershor, dita kombëtare suedeze. “Little Italy” kishte blerë një faqe të reklamave në gazetën lokale Goteborgut ,me një letër gjigante për popullin skandinav. Në këtë reklamë. me shkronja të vogla në një sfond të kuq është shkruar: Të dashur tifozë suedezë, a ju kujtohet se në historinë njëqindvjeçare, kombi i Zlatan Ibrahimoviqit asnjëherë nuk e ka fituar Kupën e Botës.
Me këtë, italo-kanadezët janë përkujdesur që të frymëzojnë veçanërisht shpirtrat e kundërshtarëve të Suedisë në fazën e grupeve: Korenë e Jugut, Meksikën dhe Gjermaninë.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025













