Lajme
Iu bashkua ISIS-it, kosovari dënohet me 3 vjet burg
Gjykata thotë se ka gjetur prova të mjaftueshme se ky qytetarë F.B, ka luftuar përkrah terroristëve në ISIS, vepër kjo e dënuar me ligjet e Kosovës
Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me tre vjet burg të pandehurin F.B, pasi është vërtetuar se ai ka qenë pjesë e organizatës terroriste ISIS në Siri e Irak. Në shpallje të aktgjykimit është thënë se i akuzuari, shtetas i Republikës së Kosovës, është shpallur fajtor, sepse me datë 17 Shkurt 2015, iu ka bashkangjitur organizatës terroriste ISIS, e cila organizatë është shpallur terroriste nga Kombet e Bashkuara.
Duke iu bashkuar kësaj organizate, i akuzuari ka kryer trajnimin teorik dhe praktik për përdorimin e armës së zjarrit AK-47 dhe bombës së dorës, transmeton zeri. Me këtë i akuzuari F. B. ka kryer veprën penale: organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist që është e dënueshme me ligjet e Kosovës.
Trupi gjykues ka dënuar me tre vite burgim, të cilin dënim i akuzuari do të vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa nga sot masa e paraburgimit i ndërpritet të akuzuarit, është thënë në aktgjykim.
Siç kanë deklaruar zyrtarët e institucioneve të Kosovës, që nga fillimi i luftës qytetare në Siri e Irak, rreth 300 kosovarë i janë bashkuar grupeve ekstremiste dhe terroriste në Lindjen e Mesme. Policia e Kosovës me herët ka deklaruar se rreth 120 prej tyre janë kthyer, ndaj të cilëve po zhvillohet proces gjyqësor. Më shumë se 40 janë deklaruar të vrarë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











