Kosova
Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi
Pas 48 përpjekjeve të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, liderët politikë kanë nisur lëvizje të reja për të gjetur një zgjidhje para përfundimit të afatit kushtetues më 26 korrik, transmeton albinfo.ch.
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se një takim mes kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limaj, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pritet të zhvillohet pasditen e së shtunës. Takimi ka për qëllim gjetjen e një marrëveshjeje për çështjen e pozicionit të kryetarit të Kuvendit.
“Ne qëndrojmë me kërkesën tonë – që mendojmë se është e arsyeshme – për pozitën e kryetarit të Kuvendit. Votat i kemi. Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, atëherë të hënën mund të konstituohet Kuvendi”, deklaroi Izmaku.
Edhe pse nuk ka ende sinjale të qarta nga Lëvizja Vetëvendosje për një marrëveshje, ajo vlerësoi se “ekziston një ambient pozitiv”. Megjithatë, sipas saj, situata mbetet e paparashikueshme, transmeton albinfo.ch.
Po të shtunën në orën 11:00 është thirrur seanca e radhës për përpjekjen e 49-të për konstituim, ndërkohë që afati kushtetues po afrohet. Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 26 korrik.
Në këtë kuadër, më herët gjatë ditës, Fatmir Limaj është takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Presidenca ka njoftuar se takimi është mbajtur pikërisht në prag të skadimit të afatit kushtetues, ndërsa Osmani ka paralajmëruar se nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati, ajo do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për sqarime të mëtejshme, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran











