Lajme
Izraeli përgatitet për dozën e tretë “Pfizer”
Izraeli po konsideron t’ia japë një dozë të tretë të vaksinës “Pfizer” dhe “Biontech” popullsisë së moshuar, para se rregullatorët në SHBA ta aprovojnë një qasje të tillë.
Autoritetet amerikane dhe të BE-së po shqyrtojnë nëse dozat përforcuese do të nevojiten për grupe të rrezikuara.
“Ky është një vendim shumë i ndërlikuar dhe plotësisht në shpatullat tona. Nga njëra anë, duam të shohim nëse është e sigurt dhe efektive dhe të mbështetemi në të dhënat tona që sugjerojnë reduktim të mbrojtjes nga vaksina dhe, nga ana tjetër, kemi një pandemi që duam ta ndalojmë”, tha Nachman Ash, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë.
Pfizer po kërkon autorizimin për përdorim emergjent të një doze të tretë vaksine, e cila mund të ndihmojë qytetarët të ruajnë nivel të lartë mbrojtjeje. Që kur varianti Delta ka filluar të përhapet në muajin qershor, është raportuar rënie e efektshmërisë së vaksinës kundër infektimit dhe një zbehje e lehtë e mbrojtjes kundër sëmundjes së rëndë.
Javën e kaluar u vlerësua se vaksina ishte vetëm 41 për qind efektive në parandalimin e Covidit simptomatik, ndërsa mbrojtja nga forma e rëndë mbetet e lartë, në 91 për qind.
Një vendim pritet të merret gjatë javëve në vijim dhe me gjasë do të prekë persona mbi 60 vjeç apo me sëmundje të rënda, të cilët mund të jenë të parët që do të marrin dozën përforcuese.
Disa ekspertë mendojnë se autoritetet duhet të presin edhe pak dhe se është më mirë që vaksina t’u jepet personave ende të paimunizuar.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit













