Kosova
Ambasada Zvicerane në Prishtinë: Ja çfarë ndryshon për Kosovën nga 19 korriku
Do të zbatohen sërish kriteret e përgjithshme të hyrjes në Zvicër, thuhet në një njoftim të Ambasadës Zvicerane në Kosovë, me kërkesë të albinfo.ch
Duke filluar nga 19 korriku 2021, Kosova, ashtu sikurse edhe disa vende të tjera që nuk bëjnë pjesë në Zonën Schengen nuk do të jetë më në mesin e vendeve me rrezik për Zvicrën. Në përputhje me këtë, për Kosovën do të zbatohen sërish kriteret e përgjithshme të hyrjes në Zvicër, thuhet në një njoftim të Ambasadës Zvicerane në Kosovë, me kërkesë të albinfo.ch.
“Në rastet kur udhëtimi për në Zvicër përfshin edhe udhëtimin tranzit përmes një vendi tjetër, udhëtarët janë përgjegjës për të kontrolluar kufizimet e zbatueshme të udhëtimit të vendit ose vedneve përkatëse”.
Kontrolli online i udhëtimit ju ndihmon të mbikëqyrni situatën tuaj individuale para se të hyni në Zvicër.
Të gjithë udhëtarët janë përgjegjës që të informohen vetë, që para nisjes, për kufizimet e udhëtimit COVID-19 që zbatohen në Zvicër dhe në vendet nëpër të cilat do të kalojnë.
Informacione të mëtejshme lidhur me këtë çështje mund të gjenden në faqen e internetit të Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) dhe Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), udhëzon Ambasada e Zvicrës në Kosovë.
Personave të cilët tashmë kanë vizën Shengen C të lëshuar nga Zvicra, por nuk kanë mundur ta përdorin atë për shkak të pandemisë, nuk do t`ju rimbursohet pagesa e vizës dhe as nuk do t`u lëshohet viza e re pa pagesë (tarifë).
Kërkesat për ribashkim familjar / përgatitje martese / studime
Në kuadrin e zbutjes graduale, Ambasada tani mund të caktojë një numër të kufizuar të termineve për aplikimet për bashkimin familjar, për përgatitjet e martesës ose për të studiuar në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Ju lutemi kontaktoni Qendrën Konsullore Rajonale të Ballkanit Perëndimor me email ([email protected]) për të caktuar një takim (termin).
Ju lutemi dërgoni një skanim të pasaportës tuaj dhe një përshkrim të shkurtër të llojit specifik të aplikimit. Termini i ardhshëm i mundshëm do të caktohet bazuar në parimin e “kush vjen i pari, shërbehet i pari”.
Detaje të mëtejshme mbi procesin e aplikimit: Kosovë / Shqipëri / Maqedonia e Veriut
Vizat për Francë, Austri, Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg
Tashmë është hequr pezullimi i marrëveshjeve të agjencisë me Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun për vizat, transmeton albinfo.ch njoftimin e ambasadës. Kështu, aplikimi për një Visa C (Shengen) për vendet e përmendura është përsëri i mundur, duke filluar nga 19.07.2021 në TLScontact.
Ndërkaq, pezullimi i marrëveshjes së përfaqësimit me Austrinë dhe Francën është edhe më tutje në fuqi, prandaj ju kërkojmë të kontaktoni drejtpërdrejt me ambasadat / përfaqësitë e këtyre vendeve për çështjet e vizave
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













