Shqipëria
Çfarë thotë ambasadori shqiptar në Kinë për koronavirusin
Ambasadori shqiptar në Kinë udhëzon shqiptarët për kujdes pas konfirmimit të dy rasteve të dyshuara me koronavirus
Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, ka reaguar lidhur me konfirmimin e dy rasteve me koronavirus në Shqipëri. Me anë të një statusi në Facebook, Belortaja shkruan se ishte thjesht çështje kohë që edhe Shqipëria të shënonte rastet e para për shkak të marrëdhënies së ngushtë me Italinë.
Diplomati shqiptar bën thirrje për kujdes nga qytetarët, pasi në të kundërtën, pasojat do të jenë të rënda.
“Stopin e… qyfyreve, kunjave e shakave tona bajate, të folklorizmave si…“ është si punë gripi, po…një çikë me i fortë se gripi”! apo “jemi rracë e fortë”; të këshillave qesharake si ….” hani limona e pini raki”! “është kot kjo e kot ajo…”, etj.”, shkruan në statusin e tij ambasadori.
Postimi i plotë:
“Asgjë e re s’ka ndodhur. Ato 2-3 ishujt e vegjël s’mund të qëndronin për shumë kohë gri. Me Italinë ne ishim thuajse “njësh” me avionat dhe tragetet e përditshme. Bashkimi me “hartën e kuqe” aty ishte, sot vetëm sa u zyrtarizua. Kjo është keq sigurisht, por ka dhe një të mirë: uljen tonë me këmbë në tokë!
Mbylljen e stacionit të ..Gallatës! Stopin e ..qyfyreve, kunjave e shakave tona bajate, të folklorizmave si ..“është si punë gripi, po ..një çikë me i fortë se gripi”! apo “jemi rracë e fortë”; te këshillave qesharake si ….”hani limona e pini raki”! “është kot kjo e kot ajo…”, etj.
Ngjeshjes e gajasjes sonë të papërgjegjshme nëpër kafe, restorante, salla, stadiume dhe autobuza edhe…për 1 stacion! Të gjithë duhet të shkundemi. Ndryshe, doemos… do të na shkundë…”
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua














