Jeta në Zvicër
Ja çfarë thotë myslimania nga Maqedonia për ndalimin e burkës
Pas miratimit të ndalimit për mbulimin e fytyrës me vello në St. Gallen, janë ngjallur debatet e shumta në mesin e poltikanëve - kryesisht tek të krishterët dhe tek burrat - nëse një veprim i tillë është i qëlluar. Por, çfarë mendojnë gratë myslimane në Zvicër për burkën?
Jo të gjithë të intervistuarit kanë dashur të prononcohen me emër e mbiemër. Një shtetase e Maqedonisë 23-vjeçare pohon:
“Për shkak të sigurisë, mendoj se miratimi i Ligjit në St. Gallen është një veprim i duhur. Sepse askush nuk e di se kush fshihet nën burkë. Në të kundërtën, një ndalim i mbajtjes së shamisë do të ishte diçka krejt e ndryshme, por burka nuk ka të bëjë asgjë me fenë”, ka deklaruar ajo për “Oltner Tagblatt”, përcjell Albinfo.ch.
Një grua tjetër e re egjiptiane, e cila në Zvicër është duke jetuar tash e disa vite, nënvizon: “Secili mund të vishet siç dëshiron personalisht. Njësoj sikurse mund të visheni aq sa ju dëshironi”.
Më herët, 21-vjeçarja mbante një shami në kokë, por tani e ka hequr pasi presioni shoqëror po i rritej gjithnjë e më shumë.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Krijues shqiptarë nga diaspora dhe trevat shqiptare bashkohen përmes poezisë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit














