Lajme
Këto janë kompanitë zvicerane që vazhdojnë të bëjnë biznes me Putinin
Nestlé, CS, UBS, Roche, Novartis, janë disa nga kompanitë zvicerane që vazhdojnë të jenüë aktive në Rusi. Ja si e shpjegojnë ato përfshirjen e tyre në vendin agresor
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kompanitë perëndimore që vazhdojnë të operojnë në Rusi janë objekt kritikash të ashpra. Kështu, kompanitë gjermane si Ritter-Sport dhe Henkel, për shembull, janë “në vijën e zjarrit”.
Konsumatorë të shumtë po bëjnë thirrje për bojkotim të këtyre markave në mënyrë që kompanitë të rimendojnë qëndrimin e tyre.
Por, megjithatë pothuajse 1000 kompani perëndimore janë ende aktive në Rusi, transmeton albinfo.ch. Këtë e tregon një listë nga universiteti elitar amerikan Yale, dhe në listë përfshihet edhe gjiganti zviceran i industrisë ushqimore, Nestlé.
Kjo është arsyeja e protestave të shumta kundër kompanisë ushqimore. Madje, zyrtarët e qeverisë ukrainase kanë akuzuar Nestlé për pjesëmarrje në “krimet e luftës të Rusisë në Ukrainë”. Po ashtu protesta në rrjetet sociale është e madhe.
Nestlé shpjegon përfshirjen e saj në Rusi duke thënë se kompania po përqendrohet në produkte thelbësore si ushqimi për fëmijë dhe jo në fitimin. Çdo fitim eventual, sipas saj, u dhurohet organizatave humanitare.
OC Oerlikon planifikon të tërhiqet
Gjigantët farmaceutikë zviceranë, Novartis dhe Roche janë gjithashtu aktivë në Rusi. Ata e justifikojnë këtë duke thënë se marrin pjesë vetëm me produkte jetike si ilaçet esenciale, shkruan 20minuten.ch. Ka një arsye të mirë që kompanitë farmaceutike janë të përjashtuara nga sanksionet, thotë një zëdhënës i Roche.
Por, edhe kompanitë industriale si ABB dhe OC Oerlikon janë gjithashtu aktive në Rusi, përcjell albinfo.ch. Sipas një zëdhënësi të ABB, kompania nuk është duke marrë porosi të reja në Rusi, por asaj i duhet të përmbushë kontratat ekzistuese. Ndërsa një zëdhënëse e OC Oerlikon thotë se kompania është në proces të ndërprerjes së aktiviteteve të saj ruse.
Bankat CS dhe UBS zvogëlojnë biznesin në Rusi
Bankat më të mëdha zvicerane si UBS dhe Credit Suisse janë gjithashtu ende në vend dhe për këtë po kritikohen me të madhe në mediat sociale, trasnmeton albinfo.ch. Të pyetura nga gazeta, ato i referohen një reduktimi të biznesit të tyre në Rusi, që nga fillimi i luftës. Por ato nuk duan të komentojnë kritikat.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












