Lajme
Ja kush drejtonte rrahjen e deputetëve në Maqedoni (video)
Mes tyre dallohen qartë edhe persona të maskuar, që vëzhgojnë situatën e japin edhe urdhra, ndërsa dhunohen ligjvënës shqiptarë e maqedonas
Televizioni Vizionplus jep pamje të reja që shfaqin aktet e dhunës së paprecedent të nacionalistëve maqedonas, të cilët të enjten mësynë brenda parlamentit dhe sulmuan fizikisht deputetët.
Mes tyre dallohen qartë edhe persona të maskuar, që vëzhgojnë situatën e japin edhe urdhra, ndërsa dhunohen ligjvënës shqiptarë e maqedonas. Edhe deputeti Zijadin Sela ishte në mesin e të dhunuarve.
LSDM disponon video që do të çonin në arrestimin e autorëve të sulmit dhe ka lëshuar kritika ndaj Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme se po zvarrit identifikimin e tyre.
“Kemi fotografi, video, materiale dhe dëshmi se kush janë njerëzit, qe me apo pa maska kanë tentuar të vrasin deputetët e të sulmojnë gazetarët. Dëshmitë do t’i deponojmë në institucionet kompetente.”
Situata në Shkup është e qetë, por forcat policore vazhdojnë të qëndrojnë rreth parlamentit. Policia ka hapur për qarkullim rrugët që mbante të bllokuara që prej nisjes së trazirave. Lideri socialdemokrat Zoran Zaev deklaroi se Trajko Veljanovski që deri tani ka kryesuar seancat parlamentare, ka kohë deri të martën t’ia dorëzojë detyrën kryetarit të ri të kuvendit, Talat Xhaferi.
Kryeparlamentari i ri do të njoftojë presidentin Ivanov se është zgjedhur në krye të kuvendit dhe do t’i kërkojë mandatin për shumicën parlamentare. Ai do ketë ne dispozicion 10 ditë.
https://www.vizionplus.tv/maskat-qe-drejtonin-rrahjen-e-deputeteve-ne-maqedoni-video/
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












