Shqipëria
Ja kush përfiton nga rritja e pagave në Shqipëri
Pas deklaratave të Partisë Demokratike për mos rritjen e pagave të mësuesve e mjekëve, ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë, Anila Denaj ka theksuar se ky premtim i Qeverisë shqiptare do të mbahet.
Në një postim në Facebook, Denaj shkruan: “Sikurse u bë e ditur edhe gjatë procesit të miratimit të Buxhetit 2019, punonjës të disa sektorëve të rëndësishëm do të përfitojnë rritje e të nivelit të pagave të tyre”, shkruajnë mediat shqiptare.
Ministrja shton se rritja do të aplikohet duke filluar nga data 1 prill 2019, përcjell albinfo.ch.
Postimi i plotë:
Rritja e Pagave në vitin 2019, një tjetër premtim i mbajtur i Qeverisë Shqiptare.
Sikurse është bërë e ditur gjatë procesit të miratimit të Buxhetit 2019, punonjës të disa sektorëve të rëndësishëm do të përfitojnë rritje të qenësishme të nivelit të pagave të tyre. Kjo rritje do të aplikohet duke filluar nga data 1 Prill 2019. Nga kjo politikë do të përfitojnë:
36 mijë mësues të Arsimit Parashkollor, Arsimit Bazë, Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm dhe atij Profesional do përfitojnë rritje të pagës prej 7 %
4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë dhe staf shëndetësor, një rritje prej 7 %
6,800 ushtarakë të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore në masën 7 %
3,560 punonjës të sistemit penitenciar (policia e burgjeve) të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore me 7%
308 punonjës të përfaqësive diplomatike jashtë vendit të cilët përfitojnë një rritje të diferencuar të pagës mujore që shkon nga 7-20%;
Në total, parashikohet që të përfitojnë mbi 65 mijë punonjës buxhetore, me një kosto vjetore në buxhetin e shtetit prej 3 miliardë lekë.
Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për të vazhduar politikën e rritjes domethënëse të pagave në administratën publike, pasi e konsideron si një element kyç në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? Në Zvicër, do të penalizoheni nëse nuk paraqiteni në vizitën tuaj të planifikuar te mjeku nëse... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana













