Ekonomi
Raporti “Të bërit biznes” i Bankës Botërore, ku renditet Kosova
Banka Botërore publikoi raportin “Të bërit biznes” për vitin 2020, i cili përfshin 190 ekonomi në gjithë botën.
Raporti vlerëson zbatimin e gati 300 reformave në periudhën maj 2018 – maj 2019, përcjell albinfo.ch.
Kosova në këtë raport renditet e 57-a.
Në të, mes tjerash, thuhet se Kosova e ka bërë më të lehtë menaxhimin e lejeve të ndërtimit, ka përmirësuar furnizimin me energji elektrike, ka forcuar mbrojtjen e investitorëve të pakicave dhe ka lehtësuar zbatimin e kontratave.
Lista e Bankës Botërore kryesohet nga Zelanda e Re, ndërsa pas saj vijnë Singapori dhe Hong-Kongu.
Në fund të listës, ndërkaq, janë Somalia, Eritreja dhe Venezuela.
Raporti thekson se ekonomitë me përmirësimin më të dukshëm në “Të bërit biznes” janë Arabia Saudite, Jordania, Togo, Bahrejni, Taxhikistani, Pakistani, Kuvajti, Kina, India dhe Nigeria.
Në periudhën 2018-19, këto vende zbatuan një të pestën e të gjitha reformave të regjistruara në të gjithë botën, thuhet në raport.
Rezultati në lehtësinë e të bërit biznes dhe rangimi mbështetet në dhjetë fusha të rregullimit të biznesit: nisja e biznesit, pajisja me leje të ndërtimit, kyçja me energji elektrike, regjistrimi i pronës, marrja e kredisë, mbrojtja e investitorëve të vegjël, pagesa e tatimeve, tregtia përtej kufijve, zbatimi i kontratave, dhe zgjidhja e falimentimit. Studimi “Të bërit biznes” po ashtu mat rregulloret për punësimin e punëtorëve dhe kontratat me qeverinë, por këto nuk përfshihen në rezultatin dhe rangimin në raport.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arrijnë rekord në 2025-ën falë performancës së kimikateve dhe farmaceutikëve Vitin e kaluar, mallra me vlerë 287 miliardë CHF u eksportuan nga Zvicra. Pavarësisht mosmarrëveshjes doganore,... -
Zvicra zbulon se cilat linja treni planifikon të përmirësojë -
Franga zvicerane arrin nivele të reja rekord kundrejt euros dhe dollarit amerikan -
Cyrihu është kryeqyteti evropian i gjumit të mirë -
Tre vjet e gjysmë burg dhe dëbim nga Zvicra për “imamin” e vetëshpallur kosovar













