Të tjera
Ja sa do të kushtojnë Lojërat Olimpike Tokio 2020
Organizatorët e Lojërave Olimpike që do të mbahen më 2020 në Tokio ende nuk kanë vendosur se kush do të paguajë për bartjen e maratonës së vrapimit në qytetin verior, Saporo.
Ata kanë thënë se këto Lojëra pritet të kushtojnë 1.35 trilion yen (12.6 miliardë dollarë), duke mos ndryshuar shifrat nga planifikimet e vitit të kaluar, mirëpo aty nuk janë përfshirë 3 miliardë yen për bartje të këtyre garave nga Tokio për shkak të motit të nxehtë, përcjell albinfo.ch.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka habitur organizatorët e Lojërave Olimpike në muajin tetor, kur ka njoftuar se maratona duhet të bartet në Saporo për shkak të verës me të nxehtë me të cilën mund të përballet Tokio.
“Për shpenzimet shtesë, natyrisht neve na duhet të diskutojmë me Komitetin”, ka thënë drejtori për financa i këtij organizimi, Gakuji Ito.
Ai ka thënë, mes tjerash, se vendimi për këtë çështje do të merret vitin e ardhshëm.
Buxheti për organizim të Lojërave Olimpike është i ndarë në mes të Komitetit organizativ dhe qeverive, lokale e nacionale.
Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të mbahen nga 24 korriku deri më 9 gusht.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













