Lajme
Ja sa kushton pasuria e oligarkëve të afërt me Putinin
Gazeta britanike ”The Guardian” po analizon pasuritë e shumta në botë që u atribuohen aleatëve të liderit të Kremlinit
Më shumë se 15 miliardë euro në asete globale, përfshirë llogari bankare off-shore, jahte, avionë privatë apo prona luksoze në Londër, në Toskana dhe në Rivierën Franceze, kanë qenë të lidhura me 35 oligarkë dhe zyrtarë rusë që thuhet se kanë lidhje të ngushta me presidentin Vladimir Putin, sipas listës së emrave të treguar nga kryeopozitari rus, Alexei Navalny, përcjell Albinfo.ch.
Në bashkëpunim me Projektin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (Organized Crime and Corruption Reporting Project) dhe media të tjera ndërkombëtare, gazeta britanike ”The Guardian” po analizon pasuritë e shumta në botë që u atribuohen aleatëve të liderit të Kremlinit dhe sot po paraqet rezultatet e para të një hetimi të madh, nga i cili detaje të tjera do të dalin.
Në qendër të këtij raporti janë oligarkët më të shquar rusë, si Roman Abramovich, Alisher Usmanov dhe Oleg Deripaska, përveç super miliarderëve të tjerë dhe ish-zyrtarëve të lartë, të cilët janë sanksionuar pothuajse të gjithë nga BE-ja, SHBA-ja dhe BM, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Hulumtimi i realizuar përmes projektit të quajtur “Gjurmuesi rus i aseteve” (”Russian asset trucker”) ka lidhur emrat nën hetim me më shumë se 145 asete që përbëhen nga 35 ndërtesa, 43 apartamente dhe 27 të tjera pasuri të paluajtshme, shtatë jahte, plus 11 avionë privatë dhe helikopterë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












