Lajme
Ja sa paguhen inxhinierët në OpenAI
Punonjësit e OpenAI që kërcënuan se do të jepnin dorëheqje këtë javë pas shkarkimit të CEO-s, Sam Altman, fitojnë deri në 800 mijë dollarë në vit.
Industria e teknologjisë njihet për paga të larta, ku shumë punonjës në firma, sikurse në Meta, Google dhe Amazon fitojnë para me gjashtë shifra në viti.
Inxhinierët e firmave teknologjike që fokusohen veçanërisht në Inteligjencën Artificiale, megjithatë, mund të fitojnë 8 deri në 12.5 për qind më shumë se inxhinierët e tjerë, sipas platformës së të dhënave të kompensimit Levels.fyi, sipas Bloomberg.
Shumica me pozita inxhinierike në OpenAI paguhen midis 200 mijë dhe 370 mijë dollarë, sipas një raporti të shikuar nga Bloomberg, derisa disa me pozita shumë të specializuara paguhen më shumë se 450 mijë dollarë.
Por pagat e firmave teknologjike nuk përfshijnë shpërblimet ose çmimet e aksioneve, të cilat mund të sjellin kompensim total për disa inxhinierë OpenAI afër 800,000 dollarëve, tha Bloomberg.
Falë rritjes së AI-s, një mori kompanish duan të punësojnë punëtorë të aftë në mësimin e makinerive. Por, pavarësisht kërkesës së lartë për talent, nuk ka shumë njerëz që e kuptojnë teknologjinë, ndaj kompanitë i vlerësojnë këta punëtorë me paga të larta si dhe me ndikim.
Disa studiues të Inteligjencës Artificiale mund të fitojnë një milion dollarë në pagë vjetore, sipas The New York Times.
Në OpenAI, këta punonjës luajtën një rol kyç në rikthimin përfundimtar të Altman në startupin e AI-s pas shkarkimit të tij të papritur javën e kaluar.
Të hënën, më shumë se 700 punonjës të OpenAI nënshkruan një peticion, duke kërcënuar se do të largoheshin nga kompania nëse Altman nuk rikthehej si CEO.
Altman u kthye përfundimisht në OpenAI ditë më parë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













