Lajme
Ja si do të përfitojnë shqiptarët nga ligji për emigracionin në Gjermani
Një qershori 2024 do të jetë data e shumëpritur për shqiptarët dhe të gjithë ata që dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, pasi në këtë datë do të hyjë në fuqi faza e tretë e ndryshimeve në ligjin për emigracionin. Juristi Rafael Todhe, shpjegoi në A2 CNN se kjo është faza më e rëndësishme për emigrantët, teksa shpjegoi edhe disa nga fazat e ligjit, i cili hyri në fuqi në 18 nëntor të këtij viti.
“Faza e parë ka filluar në 18 nëntor, në mars 2024 është faza e dytë, faza e tretë dhe më e rëndësishme për shqiptarët është në 1 qershor 2024, ndërsa faza finale në 1 janar 2026. Ligji është i shkallëzuar ka hyrë në fuqi në 18 nëntor si ligj i plotë”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij nga ky ligj nuk përfitojnë personat që nuk kanë një zanat, por Todhe sqaron se nga 1 qershori 2024 dyfishohet numri i personave nga Ballkani që aplikojnë për punë në Gjermani.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe













