Lajme
Ja si mund të votoni për Shqipërinë në Eurovision
Albina dhe Familja Kelmendi që përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision këtë vit me shumë sukses arritën në finale të edicionit evropian të këngës.
Votat e publikut kanë rol të rëndësishëm që kënga “Duje” të renditet sa më lart.
Këtë vit ka ndryshime në sistemin e votimit, pasi për herë të parë mund të votojnë edhe vendet jopjesëmarrëse, si Kosova.
Juria, e cila nuk kishte të drejtë vote në gjysmëfinale, ka të drejtë të votojë në finalen e madhe, shkruan koha.net.
Votimin mund ta bëni përmes aplikacionit zyrtar “Eurovision Song Contest”, që është në iOS dhe Android, dhe në faqen www.esc.vote, përfshirë edhe nga vendet jopjesëmarrëse.
Votimi hapet pas këngës së fundit dhe zgjat 40 minuta. Dhjetë këngët që marrin më shumë vota nga vendet jopjesëmarrëse do të marrin pikë nga 1 deri në 12. Votat e vendeve jopjesëmarrëse llogariten si votat e një vendi pjesëmarrës, përcjell albinfo.ch.
Publiku, nga vendet pjesëmarrëse në “Eurovision”, jep gjithsej 2204 pikë.
Në finale shënohen edhe votat e jurive kombëtare. 37 prej tyre japin gjithsej 2146 pikë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga Ndërtesa shumëkatëshe Sphinx në Cyrih ka qenë gati prej katër muajsh. Megjithatë, një e pesta e... -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz










