Lajme
Jahjaga fton investitorët e huaj të vijnë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po merr pjesë në hapje të javës së energjisë së qëndrueshme në Abu Dhabi
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga iu bëri thirrje investitorëve të huaj të vijnë në Kosovë, duke garantuar se vendi i saj ka infrastrukturë të volitshme për investime. Jahjaga po merr pjesë në hapje të javës së energjisë së qëndrueshme në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Java e energjisë së qëndrueshme është një ngjarje e cila mbledh liderët botërorë për të diskutuar sfidat dhe zgjidhjet për energji të qëndrueshme.
Java e energjisë u mbajt nën patronatin e princit të Kurorës të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe aty morën pjesë sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, presidentë, kryeministra, ministra dhe udhëheqës të shteteve të ndryshme.
Presidentja Jahjaga, në takim me princin e kurorës, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, bisedoi për bashkëpunimin e Kosovës me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e ekonomisë. Ajo me këtë rast theksoi se Kosova tashmë ka infrastrukturën ligjore për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.
Për më shumë, presidentja kosovare tha se dy marrëveshje ndërkombëtare me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ligji për investime strategjike, do të ndihmojnë edhe më shumë në ndërtimin e partneritetit të qëndrueshëm midis vendeve tona.
Jahjaga e falënderoi Princin për donacionin për ndërtimin e spitalit të fëmijëve në Prishtinë, ndërtimi i të cilit do të fillojë së shpejti.
Ndërsa princi i Kurorës, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, e falënderoi presidenten Jahjaga për pjesëmarrje në hapjen e javës së energjisë së qëndrueshme në Abu Dhabi dhe theksoi se Emiratet e Bashkuara Arabe e konsiderojnë Republikën e Kosovës partner të rëndësishëm ekonomik.
Në suaza të këtij organizimi, Jahjaga gjithashtu u takua edhe me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, presidentin e Islandës, Olafur Ragnar Grimsson, presidentin e Nigerisë, Mohammed Buhari, kryeministrin e Marokos, Abdelilah Benkirane dhe presidentin e Seychelles, James Michael.
Presidentja Jahjaga në takim me kryeministrin e Marokos dhe Presidentin e Seychelles diskutoi për mundësinë e bashkëpunimit dhe kërkoi njohjen e Kosovës nga këto shtete. Ajo theksoi se njohja e Kosovës do të hapte perspektiva të reja të bashkëpunimit me këto vendeve.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











