Kosova
Jahjaga: Gruaja kosovare po diskriminohet e shtypet
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se Kosova është larg krijimit të një shteti i cili garanton të drejtat e grave në baraspeshim me burrat
Gruaja kosovare po shtypet, stigmatizohet, diskriminohet nga barrierat kulturore, strukture dhe ligjore dhe si e tillë nuk i është dhënë vendi meritor në vendimmarrje. Kështu deklaroi ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në një ligjëratë me temë pjesëmarrjen e grave kosovare në politikë.
“Kemi telashe të ndryshme në fushën e drejtësisë, arsimit e politikës. Gruaja në Kosovë shtypet, diskriminohet… Të drejtat e saj vazhdojnë të shkelën në shumë fusha për shkak të patrialkalitetit. Gruas në Kosovë i kërkohet ta dëshmojë vetën në një botë që dominohet nga burrat”, deklaroi ish-presidentja kosovare.
Ajo tha se Kosova është larg krijimit të një shteti i cili garanton të drejtat e grave në baraspeshim me burrat, transmeton ekonomia online.
“Jemi ende larg të krijimit të një shteti dhe një Kosovë që duam ta kemi. Në pune gruaja diskirmonohet nga kolegët dhe eprorët e saj, ajo ne punë vihet zgjedhja e dytë pasi që zgjedhën burrat. Paga e gruas është më e ultë sesa e kolegëve mashkullorë, pushimi i lehonisë rrallë herë respektohet nga punëdhënësi”, tha ajo.
Ndërsa sa i përket angazhimit të grave më fushën e arsimit dhe politikës Jahjaga vë në theks që vetëm 60 për qind e të diplomuarve femra në vit në universitetin e Prishtinës, vetëm 20 për qind prej tyre punojnë.
“Nga 60 për qind e të diplomuareve në universitet e Kosovës, vetëm 20 për qind e tyre kërkojnë punë… 11 për qind pjesëtarëve të policisë së Kosovës janë gra ndërsa vetëm 8 për qind janë gra në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thotë jahjaga, sipas të cilës, sa i përket ndryshimeve në vitet e fundit në pjesëmarrjen e grave Kosova po shënon progres mirëpo shumë ngadalë.
Ish-presidentja përmend edhe pjesëmarrjen e grave në politikë në të cilën bën krahasimin me zgjedhjet e fundit në Kosovë.
“Në 38 komuna sivjet me kandidatë për kryetar komunash, me mbi 200 kandidatë vetëm 8 ishin gra, kuota për ligjin e zgjedhjeve dhe pjesëmarrjes se grave ne politike thuhet se gratë kanë drejtë ligjoret mbajnë 40 për qind të pozitave. Sot nga 23 postet ministrore duke përfshirë edhe zëvendëskryeministrat vetëm dy u takojnë grave”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana










