Lajme
Jahjaga merr mbështetje nga zëvendëspresidenti Biden
Presidentja kosovare, Atifete Jahjaga është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden
Në fund të mandatit të saj si presidente e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, nga i cili ka rimarrë mbështetjen amerikane për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike.
Sipas një njoftimi për media lëshuar nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Jahjaga dhe Biden kanë diskutuan për konsolidimin e Republikës së Kosovës, situatën e sigurisë në rajon dhe përpjekjet e autoriteteve kosovare për thellimin e reformave politike dhe ekonomike në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.
Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen e saj administratës amerikane për përkrahjen dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës për të konsoliduar dhe forcuar demokracinë në vend dhe për subjektivitetin shtetëror në arenën ndërkombëtare.
Presidentja Jahjaga theksoi përparimin e gjithëmbarshëm të Kosovës për të funksionalizuar institucionet dhe sfidat me të cilat përballet vendi. Ajo tha se me gjithë vështirësitë, Kosova ka qëndruar e palëkundur në tetë vjet të shtetësisë së saj për t’i përmbushur përgjegjësitë e saj.
“Institucionet e Kosovës vazhdojnë të jenë të përkushtuara të vazhdojnë dialogun me Republikën e Serbisë për të normalizuar relacionet mes dy vendeve si alternativën e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme në rajon dhe për të shpejtuar procesin e integrimeve euroatlantike të dy vendeve”, ka thënë Jahajga, njofton Presidenca.
Ajo, siç thuhet më tej, ka theksuar nevojën që ky proces të përqëndrohet edhe në implementimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Presidentja Jahjaga e theksoi edhe kontributin e Republikës së Kosovës për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, në veçanti me përballjen me fenomenin e luftëtarëve të huaj, qytetarë të Kosovës që u janë bashkangjitur organizatave terroriste në Siri dhe Irak. Ajo tha se Kosova ka qenë e pakompromis në qasjen e saj ndaj kësaj sfide dhe se ka ofruar një partneritet të gjerë me shtetet rajonale për ta adresuar këtë kërcënim.
Në fund presidentja kosovare falënderoi zëvendëspresidentin Biden për përkrahjen personale për Kosovë duke thekuar se “ndihet krenare që në mandatin e saj si Presidente e vendit ka forcuar miqësinë dhe partneritetin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










