Kosova
Jakup Krasniqi përlotet derisa flet para Speciales: Nuk jam as mysliman e as katolik, jam shqiptar
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se ka menduar të mos marrë avokat mbrojtës dhe të vetëmbrohet në Gjykatën e Hagës.
Në seancën e sotme para prokurorit të Specializuar, Krasniqi tha se nuk ka menduar të marrë avokat mbrojtës, por ishte dëshira e familjes së tij dhe shokve që ta ketë atë.
“Nuk kam menduar të marrë avokat mbrojtës, ishte dëshira e familjes dhe e shokëve që të kem avokat dhe e pranova, përndryshe e kam një bindje që nuk më duhet avokati. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem, as të veprimit e as të mosveprimit, detyra ime ka qenë publike, kryesorja ka qenë zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që më ka flejtur më së shumti në shpirt. Unë gjithçka që kam bërë ka qenë publike, jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhën angleze, gjermane, frënge e italiane. I kam dhënë zë luftës së UÇK-së, nëpër rrethana të vështira. Veprat për të cilat pretendon aktakuza, asnjëra nuk qëndron, unë në muajt në vazhdim do të ofrojë fakte konkrete. Jam tepër i mllefosur sepse këtu gjindem pa të drejtë, unë duhet të jem në vendin tim, në familjen time”, ka thënë Krasniqi.
Ish-kryeparlamentari dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi është emocionuar teksa ka folur në paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale. Ai ka pasur kritika të ashpra për këtë gjykatë, derisa në jo pak momente emocionuese gjatë deklarimit të tij, atij i është dridhur zëri, duke shtuar se me rëndësi që është shqiptar dhe jo mysliman apo katolik.
“Unë dhe populli im kemi mbajtë shumë padrejtësi dhe nuk kemi pasë nevojë për një tjetër padrejtësi”, tha Krasniqi, duke e ndërprerë fjalinë në gjysmë pas emocioneve.
“S’do të ndihesha mirë të isha në shërbim të politikave të krimit dhe gjenocidit të Serbisë”, theksoi Krasniqi.
I emocionuar, ai foli për përpjekjen e UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Ai tha se Gjykata Speciale është adresa e akuza ndaj tij.
E-Diaspora
-
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA Vlerësimi “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare e rendit studiuesen shqiptare mes emrave premtues... -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari
Jeta në Zvicër
-
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? Projekti TISO (Ticino Solare), pionieri evropian i energjisë diellore që ndryshoi historinë... -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike














