Bota
Janari më i nxehtë në histori
Janari 2020 në Evropë ishte rreth 0.2ºC më i ngrohtë se rekordi i mëparshëm në 2007-ën
Muaji i kaluar ishte janari më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë, sipas të dhënave të publikuara nga Copernicus, agjencia e monitorimit të ndryshimit të klimës së Bashkimit Evropian.
“Temperatura globale ishte më e ngrohtë se çdo janar i mëparshëm në regjistrimin e të dhënave, megjithëse pothuajse me të njëjtën temperaturë me atë të janarit 2016”, tha agjencia në deklaratë.
Janari 2020 në Evropë ishte rreth 0.2ºC më i ngrohtë se rekordi i mëparshëm në 2007, dhe 3.1ºC mbi mesataren e regjistruar midis 1981 dhe 2010, transmeton Scan.
“Temperaturat mesatare ishin veçanërisht të larta në pjesë të mëdha të Evropës veri-lindore, në disa zona më shumë se 6 ° C mbi mesataren e janarit 1981-2010”, vuri në dukje agjencia, përcjell albinfo.ch.
2019 shënoi fundin e dekadës më të ngrohtë në rekord, tha Copernicus muajin e kaluar, dhe viti i dytë më i ngrohtë i matur ndonjëherë.
2016 mundi të gjitha rekordet e temperaturave për shkak të ndikimit të fenomenit meteorologjik El Niño.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












