Sport

Januzaj i gatshëm për Barcelonën

Futbollisti shqiptar i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, pritet që të kthehet nga lëndimi dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen e madhe me Barcelonën.

Futbollisti ishte lënduar në fund të dhjetorit në përballjen ndaj Sevillës dhe mungoi në ndeshjen e parë të ekipit më 2018 ndaj Leganes.

Ai tani është kthyer në ushtrime me klubin dhe pritet që të dielën të jetë në dispozicion për lojë në derbin ndaj Barcelonës, transmeton Albinfo.ch.

Januzaj, që nga largimi prej Manchester Unitedit, ka pasur 12 paraqitje në La Ligë dhe ka shënuar dy herë.