Shkurt.ch
Japonezet, rekord në jetëgjatësi
Gratë japoneze kanë zënë vendin e parë për mesataren e jetës së tyre, 26 vjet rresht. pas një "pauze" të kushtëzuar nga cunami (2011), ato sërish janë më jetëgjatat
Japonezët, dhe sidomos japonezet,njihen për jetëgjatësinë e tyre. Me një mesatare prej 86.61 vjet, gratë e Japonisë edhe në vitin 2013 kanë qenë në krye të listës botërore. Siç bën të ditur ministria e shëndetësisë e këtij vendi të largët, japonezet kanë kryesuar këtë listë edhe një vit më parë por edhe shumë vite të tjera më parë, plot 26 vite. Me një përjashtim: në vitin 2011, pas cunamit që pati goditur shtetin ishull në lindje të Azisë, ky trend qe ndërprerë. Mesatarja ishte çrregulluar si pasojë e vdekjes së 18500 personave.
Në përgjithësi mesatarja e lartë vjen si rezultat i përmirësimit të shanseve të shërimit nga sëmundjet si kanceri dhe sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive, shpjegojnë në ministrinë japoneze.
Në kategorinë e grave, vendin e dytë për jetëgjatësi e mbajnë gratë e Hong Kongut, me mesataren 86.57 vjet ndërsa të tretin e kanë spanjollet me 85.13 vjet.
Sa u përket meshkujve, më jetëgjatët janë ata të Hong Kongut. Mesatarja e jetës së tyre është 80.87 vjet ndërsa menjëherë pas tyre vijnë burrat nga Islanda, që mesatarisht jetojnë 80.8 vjet.
Ndryshe nga shumë ranglista tjera ku zviceranët janë mësuar ta shohin veten të parët, në rastin e jetëgjatësisë ata duhet të kënaqen me vendin “modest” të shtatë, si femrat ashtu dhe meshkujt. Gratë zvicerane këtë pozitë e kanë arritur me mesataren jetësore 84.71 vjeç ndërsa meshkujt me 79.99.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi













