Futboll
Jashari punon me Modriqin te Milani për të fituar vendin në titullarë
Jashari përfiton eksperiencë te Milani, Modriqi si shembull për të rritur lojën
Ardon Jashari ishte një nga transferimet më të kushtueshme të Milanit në vitet e fundit, por mesfushori kosovar ende nuk ka arritur të sigurojë një vend të rregullt në formacionin titullar të skuadrës kuqezi, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, 23-vjeçari po përfiton nga përvoja në klubin italian, veçanërisht nga bashkëpunimi dhe stërvitjet përkrah yllit kroat, Luka Modriq. Mediumi i afërt me Milanin, “Sempre Milan”, ka vlerësuar se prania e Modriqit në skuadër e bën më të vështirë për Jasharin të sigurojë minuta të rregullta si titullar, por njëkohësisht paraqet një mundësi të madhe për zhvillimin e tij profesional.
“Me Modriqin në skuadër, është e vështirë për Jasharin të ketë shumë paraqitje si titullar. Megjithatë, ai duhet ta shfrytëzojë prezencën e tij duke mësuar sa më shumë nga një kampion si Modriqi”, shkruan mediumi italian.
Jashari iu bashkua Milanit verën e kaluar nga Club Brugge për shumën prej 36 milionë eurosh, duke u bërë një nga investimet më të mëdha të klubit në merkato. Fillimi i këtij sezoni nuk ishte i lehtë për të, pasi një lëndim e la për një periudhë të gjatë jashtë fushave.
Deri më tani, mesfushori kosovar ka regjistruar 205 minuta lojë në Serie A, ndërsa pritet që me rikthimin e plotë në formë të luftojë për më shumë hapësira në skuadrën e Milanit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci Një qytetar nga Kosova ka pretenduar se është përballur me një rast serioz gjatë kalimit të... -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Zvicër
-
Sindikatat në Zvicër nisin betejën kundër ndryshimeve në pagën minimale Një koalicion i sindikatave dhe partive politike në Zvicër po përgatit një referendum për të kundërshtuar... -
Zvicra do të presë një vit për bilancin e viktimave nga vala e të nxehtit -
Zvicra përballet me turizëm të mbipopulluar pavarësisht subvencioneve -
Defekt teknik bllokon përkohësisht faqet zyrtare të dhjetëra komunave dhe kantoneve në Zvicër -
Migros hap supermarketin e parë pa staf në Gjenevë, i hapur të dielave dhe gjatë festave













