Kosova
Javën e ardhshme, dy seanca të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës
Kuvendi do të mbajë dy seanca të jashtëzakonshme javën e ardhshme. Deputetja e Partisë Social-Demokrate, Shqipe Pantina, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka njoftuar se më 5 dhe 6 mars do të mbahen seancat e jashtëzakonshme me kërkesë të opozitës.
Sipas saj, në seanca do të diskutohet për shpenzimet e kremtimit të përvjetorit të pavarësisë dhe për funksionalizimin e KQZ-së. “Qeveria duhet të japë llogari se si i ka shpenzuar mjetet.
Propozuesit kanë propozuar që grupet parlamentare të hartojnë një rezolutë. Për keqpërdorime të tilla, dikush duhet të japë përgjegjësi, po ashtu edhe dorëheqje.
Kërkesa e dytë është funksionalizimi i KQZ-së, për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, që është përgjegjësi e presidentit. Kërkesa jonë është që të thirren seanca të rregullta çdo të enjte, e jo më shumë se 10 pika”, ka thënë Pantina.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit Federal të Zvicrës ka miratuar unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë... -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran












