Lajme
Javën e ardhshme kthehet dimri në Zvicër
Të martën dhe të mërkurën, temperaturat maksimale do të bien në nivelin midis 3 dhe 6 gradëve, ato minimale, deri në minus 5 gradë!
Temperaturat e larta, pothuaj verore, të fundit të marsit e fillimit të prillit në Zvicër, do të kenë një përfundim të shpejtë dhe dramatik.
Nga e mërkura e deri më sot, në lokalitete të ndryshme të Zvicrës, zhiva në termometër është ngritur shpesh edhe në 25 gradë.
Ndërkaq, qysh gjatë ditëve të Pashkëve do të fillojë të ndjehet ftohja e ajrit. Por, ndryshimi i vërtetë do të vijë nga nata e të hënës, në javën që vjen, bën të ditur meteonews.ch
Kështu, në javën e ardhshme, pritet që bora të “zbresë” edhe në ultësira dhe të ketë acar të fortë.
Të hënën në mbrëmje, pritet të vijë një front i ftohtë, i cili sjell ajër dukshëm më të freskët në Zvicër dhe regjion, transmeton albinfo.ch. Kështu, edhe “pragu” i dëborës do të zbresë poshtë, në ultësira.
Të martën dhe të mërkurën, temperaturat maksimale do të bien në nivelin midis 3 dhe 6 gradëve. Ngrica të mëdha duhet të priten gjatë netëve.
Nëse do të ketë mot të kthjellët, gjë që është mjaft e mundshme, temperaturat mund të bien në rreth -5 gradë, përcjell albinfo.ch raportimin e Meteonews.ch. Dëmtimi nga ngricat është shumë i mundur.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë













