Lajme
Javën e ardhshme nis procesi gjyqësor në rastin “Konflikti i Kumanovës”
Në konfliktin e Kumanovës humbën jetën tetë policë dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë
Prokuroria shtetërore e Maqedonisë ka njoftuar se të martën e javës së ardhshme do ta fillojë procesi gjyqësor kundër të arrestuarve shqiptarë në rastin e ashtuquajtur “Konflikti i Kumanovës”. Televizioni Alsat ka raportuar se prokuroria do të fillojë t’i marrë deklaratat nga të arrestuarit dhe me këtë edhe formalisht do të fillojë procesi gjyqësor.
“Marrja e deklaratave nga ana e prokurores do të fillojë të martën, te të arrestuarit në burgun e Shutkës, kurse më pas do të vazhdojë edhe në burgun e Prilepit dhe Manastirit. Më pas do të përpilohet aktakuza përfundimtare e Prokurorisë, e cila do të na dorëzohet neve, që të mund të përgatisim mbrojtjen”, citon Alsat avokatin Naser Raufi.
Në konfliktin e Kumanovës humbën jetën tetë policë dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. 30 prej grupit të armatosur u dorëzuan, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë në deklaratën e 9 majit patri thënë se “grupi i organizuar kishte qëllim sulme terroriste ndaj institucioneve të Maqedonisë”.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore Hajdutët vodhën makina luksoze dhe targa me vlerë mbi 1.7 milion CHF të shtunën në kantonet... -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës











