Kosova
Javën tjetër, takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi
Nga Bashkimi Evropian kanë njoftuar se javën që vjen do të ketë takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi do të jetë në nivel kryenegociatorësh, nga Kosova zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe nga Serbia udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Pikë diskutimi do të jetë pikërisht zbatimi i marrëveshjes së arritur më 18 mars në Ohër. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është shprehur i lumtur që është dinamizuar dialogu. “Na vjen mirë që dialogu po bëhet kaq i popullarizuar në rajon dhe gjithnjë e më shumë vende po ofrohen që të jenë mikpritës të tij. Por le të shkojmë hap pas hapi. Dialogu është i bazuar në Bruksel dhe kemi arritur një hap shumë të rëndësishëm në Ohër, pas arritjes së pajtueshmërisë mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës, ku ata u pajtuan edhe për Marrëveshjen, edhe për aneksin e implementimit. Tash fokusi është në implementim”, ka thënë ai, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Stano ka sqaruar edhe hapat të tjerë pas takimit të Ohrit dhe se po punohet për të rinisur punën në adaptimin e kornizës negociuese me Serbinë. “Dialogu si i tillë vazhdon. Do të ketë takime të tjera në nivel të lartë, për të cilat do të njoftojmë kur të jetë e përshtatshme. Ajo që mund të them në këtë moment është se një takim i kryenegociatorëve do të zhvillohet javën që vjen në Bruksel. Kryenegociatorët nga të dyja palët janë ftuar nga lehtësuesi i dialogut që të vijnë në Bruksel dhe të avancojnë përpara me hapat e parë për implementimin e gjithë asaj që kanë rënë dakord”, ka thënë mes tjerash Stano, shkruan REL përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













