Lajme
Jeff Bezos me rekord të ri të pasurisë
Jeff Bezos ishte veçse njeriu më i pasur në botë, por pasuria e tij ka arritur majat duke arritur një rekord të ri.
Të mërkurën, pasuria e drejtorit ekzekutiv të Amazon-it ka arritur në 202 miliardë dollarë, sipas indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, kjo është arritur për shkak të rritjes së aksioneve në Amazon. Aksionet e kompanisë kanë shënuar rritje për 25 % vetëm në tre muajt e fundit.
Bezos, i cili themeloi Amazon në vitin 1994, vazhdon të thyejë rekorde me pasurinë e tij.
Në vitin 2017, ai u bë personi më i pasur në planet dhe muajin e kaluar pasuria e tij “kërceu” në 172 miliardë dollarë, duke arritur nivelin më të lartë në botë.
Megjithëse Amazon është pasuria më e madhe e Bezos, nuk është e vetmja markë e madhe që ai mbikëqyr.
Jashtë kompanisë, Bezos zotëron gjithashtu Blue Origin, kompania e udhëtimit hapësinor që ai themeloi në vitin 2000, dhe gazeta Washington Post, të cilën ai e bleu në vitin 2013.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj I përballur me një krizë të madhe në vreshtarinë zvicerane, kantoni i Gjenevës dëshiron të prezantojë... -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit











