Lajme
Jep dorëheqje “baba” i inteligjencës artificiale
Geoffrey Hinton, 75-vjeçar, që njihet edhe si “baba” i inteligjencës artificiale, ka dhënë dorëheqje nga Google, siç thotë ai, për shkak të rreziqeve që parashihen në këtë fushë.
Duke folur për BBC-në, ai ka thënë se disa nga programet e inteligjencës artificiale janë “mjaft të frikshme”, përcjell albinfo.ch.
“Aktualisht, ato nuk janë më intelegjente se ne – me sa mund të them. Por, mendoj se së shpejti mund të jenë”, ka thënë Hinton, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Tutje, Hinton, në shkrimin e tij për gazetën New York Times, thotë se ka aktorë të këqij që mund ta përdorin intelegjencën artificiale për qëllime të këqija.
“Mund ta imagjinoni, për shembull, një aktor i keq si Putin vendos t’u japë robotëve aftësi për të krijuar qëllimet e tij”, ka thënë Hinton, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike









