Shkurt.ch
Jep dorëheqje politikani populist, Eric Weber
“Me këtë veprim dua të ju çliroj nga unë, po jap dorëheqje”, ka thënë politikani 50 vjeçar duke iu drejtuar parlamentarëve.
Politikani kontrovers nga Bazeli, i njohur si populist i djathtë, Eric Weber ka vendosur të ndërpresë angazhimin e tij politik. Ai ka deklaruar të mërkurën se do të heqë dorë nga posti i tij i deputetit në parlamentin e Kantonit Basel-Stadt.
“Me këtë veprim dua të ju çliroj nga unë, po jap dorëheqje”, ka thënë politikani 50 vjeçar duke iu drejtuar parlamentarëve. Në këtë parlament ai ka përfaqësuar “Aksionin popullor kundër numrit të madh të të huajve dhe azilantëve në vendin tonë”. Ky aksion, në mënyrë të befasishme, vjeshtën e kaluar kishte fituar dy vende deputeti në parlamentin e kantonit të Bazelit.
Eric Weber ka qenë pjesë e Parlamentit të Kantonit Baseöl-Stadt edhe në periudhën nga viti 1984 deri në vitin 1992. Ai është bërë i njohur për qëndrimin e tij problematik dhe të izoluar nga grupet parlamentare si dhe për pengesat që i ka bërë ë vazhdimësi punës aty.
Ndër kërkesat e shumta, të krisura që i ka bërë në parlament ka qenë edhe ai që personave me aftësi të kufizuara tu sigurohen çeçe për seks të paguar.
Weber e kishte paralajmëruar dorëheqjen e tij qysh në ditën e parë të periudhës legjislative në të cilën ishte zgjedhur, por nuk e kishte realizuar këtë premtim.
Në një intervistë për gazetën “Basler Zeitung” ai ka deklaruar se dëshiron që të shpërngulet në Abu Dhabi.
Eric Weber ka qenë i ndjekur penalisht më parë. Mirëpo edhe aktualisht, nga zgjedhjet e vitit të kaluar e tutje ai ndodhet nën hetime për manipulim të votave.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












