Lajme
Jepen sinjale të mira për përmirësim ekonomik
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde tha sot në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos se banka ishte e vendosur për të ndjekur kursin e normave të larta të interesit për të ulur inflacionin, sipas “Financial Times”.
“Inflacioni, me të gjitha llogaritë, është shumë i lartë”, tha ajo.
“Ekziston vendosmëria në BQE për të rikthyer inflacionin në një kohë të përshtatshme dhe ne duhet të ndjekim kursin e normave të larta të interesit”, shtoi Lagarde.
Lagarde tha se tregu i punës mund të ushtrojë presion mbi çmimet.
“Tregu i punës në Evropë nuk ka qenë kurrë aq i gjallë sa është tani. Numri i papunësisë është në nivelin më të ulët të mundshëm, krahasuar me atë që kemi pasur në 20 vitet e fundit. Dhe shkalla e pjesëmarrjes, e cila gjithashtu ka rëndësi, është gjithashtu e nivelit më të lartë dhe kjo është pak a shumë homogjene në të gjithë eurozonën”, tha ajo.
Presidentja e BQE-së tha se ishte e kënaqur me sinjalet që tregonin një përmirësim të ekonomisë në eurozonë.
“Lajmet kanë qenë shumë më pozitive gjatë javëve të fundit. Nuk do të jetë një vit i shkëlqyer në 2023, por shumë më i mirë se sa e kishim parashikuar”, tha Lagarde.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












