Lifestyle

Jepet premiera botërore e filmit “Christopher Robin”

Filmi "Christopher Robin", shfaqet në Kaliforni.

Në Burbank të Kalifornisë është dhënë premiera botërore e filmit “Christopher Robin”  regjin e të cilit e ka bëtë  Marc Forster.

Filmi ka filluar të shfaqet në nëpër kinema. Robin në film portretizohet nga aktori Ewan McGregor, Hayley Atwell e portretizon gruan e tij, Evelyn, dhe Jim Cummings e huazon zërin për personazhin e Winnie-the-Pooh.  

Filmi i kompanisë “Disney” është një miks i xhirimeve natyrale dhe imazheve të krijuara me kompjuter, e sjell historinë e punëtorit Christopher Robin, i cili e takon mikun e tij të fëmijërisë Winnie-the-Pooh, dhe i cili e ndihmon atë ta gjejë lumturinë në jetë.