Shkurt.ch
Jeta e shtrenjtë në Cyrih: Darka, pijet, taksi, qiraja …
Studimi tregon se në Cyrih një "takim" ku përfshihen udhëtimet e taksive, darkë ose drekë për dy në një pijetore ose restorant, pijet joalkoolike, dy bileta të filmit dhe disa birra, kushton 202.70 dollarë
Kur vjen puna për të dalë në një takim (më të dashurin ose dashurën), Cyrihu është “vendi më i shtrenjtë” në botë, sipas një studimi.
Në bazë të studimit që vëzhgon 56 qytete në 42 vende, Cyrihu ishte i vetmi qytet zviceran i përfshirë, përcjell albinfo.ch.
Studimi tregon se në Cyrih një “takim” ku përfshihen udhëtimet e taksive, darkë ose drekë për dy në një pijetore ose restorant, pijet joalkoolike, dy bileta të filmit dhe disa birra, kushton 202.70 dollarë (rreth 240 franga zvicerane).
Kjo është sa pesë herë çmimi i një “takimi” të ngjashëm në Kajro dhe 142 përqind më e shtrenjtë se Nju Jorku, duke krahasuar çmimet, përcjell tutje albinfo.ch.
Gjithsesi pagat në Cyrih janë të larta, kështu që është një vend ideal për të gjetur një partner të jetës. Sa i përket pagave, tashmë Cyrihu është në vendin e dytë në botë, pas San Franciskos, shkruan “The Local”.
Paga në San Francisko është 6,526 dollarë, kurse në Cyrih $5,896. Në Nju Jork është ($4,612), Boston ($4,288) dhe Çikago ($4,062).
Kur është fjala për të ardhurat e disponueshme pas qirasë – një shifër e bazuar në një qiramarrës individual që ndan një apartament me dy dhoma gjumi, rezultati i San Franciskos është 4.710 dollarë. I vetmi qytet përpara Cyrihut me 4,626 dollarë.
Cyrihu, qyteti më i mirë për cilësinë e jetës
Ndërsa Cyrihu nuk mund të mburret me pagat më të larta në botë dhe me të ardhurat e disponueshme, qyteti zviceran shënoi veçanërisht rritje për faktorët tjerë, duke përfshirë fuqinë blerëse (2 në përgjithësi), sigurinë (3) dhe ndotjen (5). Cyrihu ishte në vendin e parë për cilësinë e jetesës. Pas Cyrihut u renditën: Kopenhaga, Edinburgu, Vjena, Helsinki, Melburni, Bostoni, San Francisko dhe Sidney, përcjell tutje albinfo.ch.
Cyrih i katërti për shpenzimet e qirasë
Hulumtimi i Hartave të Çmimeve Botërore tregon se Cyrihu vazhdon të afrohet në krye të renditjes së çmimeve për një sërë mallrash dhe shërbimesh.
Qiratë në Cyrih janë të katërtat më të shtrenjtë në mesin e qyteteve në studim me një apartament me dy dhoma gjumi në mes të zonës që kushton mesatarisht $ 2,538 në muaj. Vetëm Hong Kongu ($ 3,685), San Francisko (3,631 $) dhe Nju Jorku ($ 2,909) janë më të shtrenjtë. Parisi vjen e pesta për qiratë ($ 2,455).
Cyrihu në krye të tabelës për pantallona, taksi dhe bileta kinema
Për pushimet e fundjavës, Cyrihu vjen në vendin e tretë me $ 2,104 për dy net në një hotel me pesë yje, dy pije, dy darka në restorant dhe dy ditë makina me qira, si dhe birrë dhe pije joalkoolike, si dhe duke bërë shopin. Milani është në vendin e parë ($ 2,706) dhe Kopenhaga e dyta (2,120 $).
Ndërkohë, Cyrihu është qyteti më i shtrenjtë i studimit për një palë këpucë sportive ($ 150.90) kundrejt Kopenhagës me 132.90 dollarë. Është gjithashtu vendi më i çmuar për të blerë xhinse Levi ($ 119.60) – vetëm përpara Kopenhagës dhe Oslo, përcjell tutje albinfo.ch.
Dhe nëse po përpiqeni të kurseni të holla, marrja e një taksi në Cyrih nuk është një ide e mirë: një udhëtim ditor prej tetë kilometrash gjatë javës do të kushtojë 38.20 $ – pak më shumë se dyfishi i asaj që do t’ju kushtonte në Nju Jork.
Cyrihu gjithashtu kryeson listën për biletat e kinemasë me një çmim prej 19.10 $. “Nënkampion” është Londra me 16,80 $, e ndjekur nga Nju Jorku me 16,50 $.
Përveç kësaj, qyteti zviceran është më i shtrenjti për një darkë bazë për dy persona në një pijetore, 71.50 $ përpara Oslos, Hong Kongut, Nju Jorkut dhe Kopenhagës. Kur është fjala për një vakt më të mirë për dy persona në një restorant italian, Cyrihu është në vendin e dytë (109,80 dollarë), kurse i pari është Nju Jorku (118 dollarë).
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













