Opinione
Jo ariu, por fërkemët*
Ajo që po ngjet në Kosovë pas provokimeve serbe me arrestimin dhe kërkesën për ekstradim të personifikimit të luftës shqiptarëve të Kosovës për çlirim nga pushtimi i Serbisë, Ramush Haradinajt, dhe pas përpjekjes për futjen e trenit simbolik të ripushtimit të Kosovës nga Vucic, është faktikisht një gjendje e pashpallur e jashtëzakonshme
Ndalja e trenit provokues serbo-rus në kufirin e Kosovës me Serbinë ishte ndër aktet më të guximshme të shtetit të Kosovës të bëra ndaj provokimeve të vazhdueshme serbe ndaj pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës. Futja e këtij treni që moti të paralajmëruar pikërisht këtë vit dhe atë pas arrestimit të Ramush Haradinajt, njërit prej personifikimeve të luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës, ishte përpjekja e radhës e qeverisë serbe për të dekurajuar edhe më tej të shqiptarët të Kosovës dhe për të thyer bindjen e tyre se ata janë vërtet të pavarur. Derisa ky vendim i autoriteteve të Kosovës gjeti përkrahje të gjerë në popullsi, të pakënaqur dolën të jenë ish – FER-istët jo vetëm ata të sistemuar në VV, por edhe ai më “i moderuari” i tyre, Ilir DEDA.
Për Ilirin nuk ishte i rëndësishëm akti i mbrojtjes së pavarësisë nga një agresion i hapur, por procedura e aktit. Ai pretendon se kryetari i Republikës së Kosovës, përmes urdhrit të tij për ndaljen e trenit provokues serbo-rus, paska shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës, edhe pse neni 84, pika 22, e Kushtetutës së Kosovës, përcakton kompetencën e kryetarit të shtetit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në konsultim me kryeministrin.
Ajo që po ngjet në Kosovë pas provokimeve serbe me arrestimin dhe kërkesën për ekstradim të personifikimit të luftës shqiptarëve të Kosovës për çlirim nga pushtimi i Serbisë, Ramush Haradinajt, dhe pas përpjekjes për futjen e trenit simbolik të ripushtimit të Kosovës nga Vucic, është faktikisht një gjendje e pashpallur e jashtëzakonshme. Duke mos u shpallur si e tillë, por duke vepruar në pajtime gjendjen e krijuar, Kryetari i Kosovës, sido që të quhet ai, Hashim Thaçi, sot, apo Albin Kurti, nesër, këtë dhe vetëm këtë veprim do të duhej ta bënte. Të mos shohësh efektet e veprimet, por të merresh me formën e tij hedh dyshime të konsiderueshme në përcaktimin dhe prirjet politike të deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ilir Deda. Të përpiqesh të vjelësh poenë politikë në gjendjen e pashpallur te jashtëzakonshme është më shumë se papërgjegjësi, është më shumë se akt i sjelljes jo në pajtim me detyrat e deputetit të Kuvendit ( Neni 74 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës: “Deputetët e Kuvendit të Kosovës ushtrojnë funksionin e tyre në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me këtë Kushtetutë …”) – është akti i kundërshtimit të kreut të shtetit për mbrojtjen e integritetit të vendit.
A shkeli kështu kryetari kushtetutën apo deputeti përcaktimin e tij jo vetëm moral të mbrojtjes së atdheut dhe betimin e tij kushtetues për respektimin e pavarësisë dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, nuk do patjetër koment.
Ne, ashtu si edhe kryetari i Kosovës, pamë ariun te treni. Ilir Deda me sojin e tij nuk panë ariun, por fërkemët e tij.
*Ky është opinion i autorit dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht qëndrimin e redaksisë
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













