Kosova
Biden: Marrëveshja Kosovë – Serbi, me njohje reciproke
Marrëveshja duhet të përfshijë njohjen reciproke, por duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të dy shteteve, thotë ish-zëvendëspresidenti amerikan që kritikon Administratën Trump se u përpoq të përjashtonte përfaqësuesit e BE-së nga procesi.
Së fundmi, deklarata e kandidatit demokrat, Joe Biden, dërguar gazetës shqiptaro-amerikane, “Illyria”, në New York, përmend kryeministrin Avdullah Hoti dhe jo presidentin Hashim Thaçi si përfaqësues të Kosovës.
Tekstin e plotë të përkthyer në gjuhën shqipe mund ta lexoni më poshtë:
Kam qenë një mbështetës i hershëm dhe i zëshëm i paqes dhe ripajtimit në Europën Juglindore dhe vendimi nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve është një hap vital përpara në këtë rajon kritik. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila sjell njohjen reciproke, ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të të dy vendeve si dhe përforcon institucionet e tyre demokratike, është thelbësore që Kosova dhe Serbia të ecin përpara. Ajo do të fuqizonte sigurinë dhe begatinë e të dy vendeve, do të përparonte aspiratën e tyre për anëtarësi në Bashkimin Europian dhe institucione të tjera shumëpalëshe, si dhe do të mbështeste vizionin e një Europe të plotë, të lirë dhe në paqe.
Arritja e këtij synimi kërkon bashkëpunim ndëratlantik. Historia na mëson se kur Shtetet e Bashkuara dhe Europa udhëheqin së bashku, mund t’u japim fund konflikteve dhe të hapim rrugën mundësive të reja për paqe dhe begati – në Europën Juglindore dhe përtej. Ky partneritet nuk ka qenë kurrë më i nevojshëm se sot dhe kërkon nga të gjitha palët që të punojmë së bashku drejt synimit tonë të përbashkët. Kërkon rolin udhëheqës amerikan dhe partneritet. E megjithatë, Administrata Trump nuk arriti të koordinohet me të dërguarit e Bashkimit Europian — të cilët kanë ndërmjetësuar dialogun mes dy vendeve për gati një dekadë — kur organizoi takimin në Shtëpinë e Bardhë të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë muajin e kaluar. Ndërkohë që takimi në fund u anulua, mesazhi për partnerët tanë ishte i qartë dhe i fortë. Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë bashkë me partnerët tanë europianë dhe jo t’u kthejmë kurrizin. Kjo është shpresa jonë më e mirë për të siguruar një zgjidhje të qendrueshme që do t’ia hapte rrugën drejt një të ardhmeje më paqësore, më të begatë dhe europiane për të dy vendet.
U jap zemër udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës që të hyjnë në këto bisedime me frymën e kompromisit dhe të ripajtimit, duke e ditur që do të kenë mbështetjen e plotë të popullit amerikan.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti Numri i personave që kërkojnë punë për më shumë se një vit është rritur ndjeshëm që... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij











