Lajme
Johnson: Putini sulmoi për shkak të frikës së Ukrainës demokratike
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vendosi ta sulmojë Ukrainën për shkak të frikës që fqinj të Rusisë të kishte një shtet të lirë dhe demokratik.
Duke folur në një konferencë të Partisë Konservatore në Blackpool, shefi i qeverisë britanike tha se Putini ka bërë një gabim katastrofal me sulmin ndaj Ukrainës, raporton televizioni “BBC”.
Sipas kryeministrit britanik, Putini nuk ka besuar vërtet se Ukraina do të anëtarësohej në NATO. Ai gjithashtu tha se presidenti rus nuk do të ndalet në Ukrainë, nëse pushtimi zhvillohet sipas planit të tij.
“Fundi i lirisë në Ukrainë do ta nënkuptojë zhdukjen e çfarëdo shprese për liri në Gjeorgji dhe, më pas, në Moldavi – do ta nënkuptojë fillimin e një faze të re të frikësimit në mbarë Evropën Lindore, nga Baltiku deri në Detin e Zi”, tha Boris Johnson.
Ai shtoi se është koha që të merret kontrolli ndaj furnizimeve me energji, ndonëse pranoi se për këtë ka kosto, por, sipas tij, “kostoja e mosveprimit do të ishte, shumë, shumë më e lartë”.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë Në pranverën e vitit 2022, ata u përpoqën të merrnin një kontejner me gjysmë ton kokainë... -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në












