Kosova
Johnson uroi Kurtin, mbështet prioritetet e Qeverisë
Në një takim sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bisedoi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Ajo çfarë duhet theksuar në këtë takim ishte se ambasadori Abbott i dorëzoi kryeministrit Kurti letër urimin nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, me rastin e marrjes së detyrës së udhëheqjes së Qeverisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Veçohet se kryeministri Johnson e vlerëson lart miqësinë e afërt historike mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ai rithekson zotimin e Mbretërisë së Bashkuar për integrimin e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu, kryeministri Johnson shpreh vullnetin për të punuar së bashku me kryeministrin Kurti, për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit e prosperitetit për Kosovën dhe të rajonit. Ai thekson se mirëpret dhe mbështet prioritetet e përcaktuara nga qeveria për fuqizimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Në përmbyllje të urimit, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar shpreson që rezultati historik nga zgjedhjet e 14 shkurtit do të ofrojë mundësi të reja për Kosovën për progres në dialogun me Serbinë. Ai rithekson se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë asistencë teknike për të mbështetur kryeministrin Kurti në programin ambicioz të reformave.
Gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Abbott biseduan për hapat konkretë për bashkëpunimin e mëtejmë mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit














