Lajme
Kur do të shpërndahet vaksina Johnson&Johnson në BE
Në BE ka nisur shpërndarja e vaksinave të kompanisë amerikane Johnson&Johnson, e pohuar kjo nga Peter Liese, ligjvënës i Parlamentit Europian, cituar nga Reuters.
Shpërndarja ishte planifikuar të ndodhte në fillim të prillit, por procesi qe shtyrë për shkak të problemeve me prodhimin, thotë Irish Times.
Objektivi është që deri në fund të qershorit bllokut t`i mbërrijnë 55 milionë doza, e pastaj, 120 milionë të tjera në tremujorin e tretë.
“ Kjo do të ndihmojë shumë në përshpejtimin e procesit të vaksinimit për qytetarët, dhe ne të na ndihmojë të arrijmë synimin tonë që deri në verë të vaksinojmë 70% të popullatës së rritur”, shkroi në Twitter komisionerja europiane e shëndetësisë, Stella Kyriakides.
Vaksina e Johnson&Johnson merret vetëm përmes një doze dhe është 66 për qind efektive kundër koronavirusit.
Studimi për këtë vaksinë ka përfshirë 44.000 vullnetarë, dhe është kryer në tri kontinente, me disa lloje të koronavirusit. Kompania gjithashtu pretendon se rezultatet e saj paraprake tregojnë se doza e vetme parandalon 85 për qind të rasteve të rënda.
Kjo është vaksina e katërt që është miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave pas vaksinave: Pfizer-BioNTech, Modernas dhe AstraZenecas.
Dy ditë më parë, EMA njoftoi se ka nisur verifikimet për një lidhje të mundshme mes vaksinës së Johnson and Johnson dhe krijimit të trombozave, pasi deri tani ka pasur katër raste serioze mpiksjesh të gjakut, njëra prej të cilave fatale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100














