Lajme
Jon Kerry vizitë të shkurtër në Kosovë
Pas takimit sekretari Kerry dhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa është paraparë që dot të mbajnë një konferencë për media. Kjo konsiderohet vizitë e rëndësishme në Kosovë
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të qëndrojë në Kosovë, gjatën turneu ballkanik. Vizita e tij është parashikuar të jetë vetën dy orë edhe atë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku pritet t’i takoj përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrat, Hashim Thaçin e Branimir Stojanoviq.
Pas takimit sekretari Kerry dhe kryeministri Mustafa është paraparë që dot të mbajnë një konferencë për media.
Siç kanë deklaruar medat ndërkombëtare, sekretari amerikan i Shtetit, do të nënvizojë brengën për mungesën e progresit në Kosovë, 16 vjet pas luftës të udhëhequr nga SHBA e cila e vendosi Kosovën në rrugën e pavarësisë.
Reuters shkruan se si Kosova po ballafaqohet me një krizë politike rreth marrëveshjeve me Serbinë dhe për frustrimin për shkak të mungesës së progresit në demokraci, çështjet e korrupsionit dhe ngecjes në integrimet evropiane.
Po asht theksohet se Kosova me shumicë myslimane mbetet pro-amerikane por ka brenga në Perëndim për shkak ta radikalizmit në mesin e rinisë të papunë kosovare. Reuters shkruan se së paku 200 të rinj i janë bashkuar ISIS-it. Kjo agjencia ka cituar një zyrtar të lartë amerikan i cili thekson se Kerry do të udhëtojë në Kosovë për të mbështetur ndërtimin e shtetit demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Po ashtu Reuters raporton për krizën, demonstrata dhe hedhjen e gazit nga deputetët e opozitës.
Zyrtari amerikan ka thënë se Kerry do të ngris çështjen e kosovareve që po i bashkohen ISIS-it para se të shkojë në Beograd për të marrë pjesë në takimin e OSBE-së ku po ashtu do të bisedohet për çështjen e Sirisë dhe ISIS. Por sipas Reuters fakti që Kerry vetëm po vjen në Ballkan edhe pse si sekretar i Shtetit i ka bërë 1 milion milje udhëtime, është tregues se gjendja në rajon është më e mirë edhe pse këtu dikur ka pasur luftëra.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












