Futboll
Jose Mourinho, së shpejti, me një program televiziv
Jose Mourinho, ish-menaxheri i klubit anglez të futbollit Manchester United, do të nisë një program televiziv.
Ai do të jetë nikoqir i programit të tij televiziv në kanalin rus RT, i cili deri vonë është njohur si Russia Today.
Mourinho, 56 vjeç, do të ofrojë analiza për lojërat e Ligës së Kampionëve.
“Do të flas për futbollin në RT. Çfarë tjetër keni menduar se do të bëj”, tha ai në një video promovuese.
Mourinho ka punuar si ekspert për rrjetin RT, me seli në Moskë, gjatë Kupës Botërore 2018, e cila është mbajtur në Rusi.
Ai është shkarkuar nga Manchester United në dhjetor, pas dy vjetësh në këtë klub, për shkak të, siç është thënë, një periudhe zhgënjyese me rezultatet.
“Doja një sfidë të re. Jam mësuar t’i befasoj njerëzit”, tha Mourinho, shkruan mediat, përcjell albinfo.ch.
Programi i tij televiziv do të nisë më 7 mars.
RT, rrjet televiziv i mbështetur nga Kremlini, është i disponueshëm në më shumë se 100 vende.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













