Lajme
Ka filluar kthimi në Kosovë i regjistrit civil
Është bërë certifikimi i librit të parë të regjistrit civil nga Janjeva e Lipjanit ndërsa mbesin edhe 14 mijë libra tjerë
Në Nish të Serbisë është mbajtur takimi VI për zbatimin e marrëveshjes për librat e regjistrit civil ndërmjet ekspertëve të Republikës së Kosovës dhe ekspertëve nga Serbia, me ndërmjetësim të EULEX-it.
Atje është bërë certifikimi i librit të parë të regjistrit civil nga Janjeva, komuna e Lipjanit.Ndërsa mbesin edhe 14 mijë libra tjerë për t’u certifikuar në të ardhmen, ka njoftuar Qeveria.
Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, EULEX-i obligohet t’i certifikojë dokumentet e regjistrit civil në prani të të dyja palëve.
“Pas verifikimit faqe për faqe dhe skanimit të librit sipas modelit të Kosovës, Certifikimi i këtyre dokumenteve u realizua nga përfaqësuesi i autorizuar i EULEX-it, ndërsa libri i skanuar dhe i certifikuar korrespondon me bazën e të dhënave, që aktualisht i ka Kosova”, thuhet në komunikatë.
Bazuar në planin e punës për zbatimin e marrëveshjes për kthimin e regjistrit civil, grupi trepalësh për implementim do të takohet në javën e dytë të dhjetorit dhe gjatë këtij takimi pritet që pala serbe të sjellë listën e të gjitha statistikave të librave të regjistrit civil, të marrë nga Kosova gjatë luftës.
Gjithashtu, sipas komunikatës, gjatë këtij takimi u diskutuan edhe modalitetet e implementimit në praktikë si dhe kohëzgjatja e procesit të skanimit.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve













