Lajme
Ka filluar sot Muaji i Ramazanit
Muajin e shenjtë të Ramazanit e kanë filluar sot edhe besimtarët myslimanë shqiptarë në Zvicër
Dita e parë e Ramazanit, muajit të agjërimit, ka filluar sot. Një ditë më parë, besimtarëve ua kanë uruar fillimin e këtij muaji edhe autoriteetet politike e fetare.
Në një mesazh që myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u drejton besimtarëve, veç tjerash thuhet se “Ramazani është muaj që kultivon paqen, mirëqenien, dashurinë e respektin. Ramazani është muaj i pendimit e reflektimit, parime këto për të cilat bota e njerëzimi sot kanë nevojë më shumë se kurrë”.
Krerët politikë të vendit u kanë uruar besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe njëherësh kanë bërë thirrje për rritjen e solidaritetit dhe respekti në shoqëri.
Muajin e shenjtë të Ramazanit e kanë filluar sot edhe besimtarët myslimanë shqiptarë në Zvicër. Me këtë rast Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër u ka drejtuar atyre një urim dhe përgëzim.
„Të gjithë besimtarëve muslimanë në Zvicër dhe në mbarë botën ua urojmë muajin e bekuar të Ramazanit, duke e lutur All-llahun Fuqiplotë për durim, qëndrueshmëri dhe vazhdimësi në ibadetet e begata të këtij muaji dhe duke e lutur të Madhërishmin për pranimin e agjërimit, të namazeve e të lutjeve dhe ibadeteve të tjera, të cilat ne mundohemi t’i bëjmë vetëm për hir të Tijin“, thuhet në urimin e Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla Shkollat në të gjithë vendin janë në krizë – prindërit në komunën Hinwil të Cyrihut po... -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë













