Lajme
Ka mbytur gjyshen dhe i ka prerë kokën: Fillon gjykimi i shqiptarit nga Maqedonia
I riu, sot 21 vjeçar, i lindur në Maqedoninë e Veriut, sipas raporti të ekspertit përkatës, ka qenë mentalisht i sëmurë kur dyshohet se ka vrarë gjyshen e tij në banesën e familjes
Ka filluar sot në Frauenfeld procesi gjyqësor kundër një 21-vjeçari i cili akuzohet se në tetor të vitit 2018 ka vrarë gjyshen e tij dhe më pas i ka prerë kokën, njofton sda.ch.
Për shkak të brutalitetit të vrasjes, ky krim pati bërë jehonë të madhe në Zvicër. Po kështu edhe gjykimi i sotëm është duke bërë bujë. Disa nga mediat zvicerane po raportojnë drejtpërdrejt nga salla e gjykimit, duke e pasqyruar gjykimin në kohë reale.
Pikat kryesore të aktakuzës bazohen në konstatimin se i akuzuari është i papërgjegjshëm penalisht (në gjendje jo normale psikike).
Në qendër të seancës dëgjimore në Gjykatën e Qarkut në Frauenfeld është akuza për vrasje me dashje dhe “cënim të paqes së të vdekurve”, transmeton albinfo.ch.
I riu, sot 21 vjeçar, i lindur në Maqedoninë e Veriut, sipas raporti të ekspertit përkatës, ka qenë mentalisht i sëmurë kur dyshohet se ka vrarë gjyshen e tij në banesën e familjes.
Sipas prokurorisë, ai së pari ka ngufatur gruan 74-vjeçare të gjunjëzuar në dysheme derisa ajo ishte duke bërë ritualin e lutjeve, përcjell albinfo.ch. Kur ajo kishte mbetur pa vetëdije, ai e ka vrarë atë me një thikë kuzhine.
Nipi pastaj i ka prerë gjyshes kokën të cilën e ka marrë, të mbështjellë me një thes plastik dhe peshqir mëndafshi, dhe e ka ngarkuar në çantën e shpinës.
Para se të largohej nga banesa, ai kishte shkruar një letër lamtumire dhe rrëfimi. Por ai është arrestuar disa orë më vonë në Aeroportin e Cyrihut.
Për dy akuzat kryesore, zyra e prokurorit publik është duke kërkuar pafajësi për shkak të paaftësisë për të gjykuar, të të akuzuarit.
Ndaj tij duhet të urdhërohet një masë spitalore për trajtimin e çrregullimeve mendore.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi Një studim i Universitetit të Bazelit tregon se pandemia e Covid-19 ka pasur një ndikim më... -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër














