Lajme
Kalon shifra mbi 200 mijë të infektuar në Zvicër
Zvicër: Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, 202,504 infektime
Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra po shënon një rritje të madhe të infeksioneve, vetëm dje Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar gjithsej 10,128 infeksione të reja me koronavirus, të regjistruara në Zvicër dhe Lihtenshtajn, transmeton albinfo.ch.
Statistikat e fundit tregojnë se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë 202,504 infektime gjithsej.
Mesatarja e rasteve të regjistruara në 7 ditët e kaluara është 7784, ose 13 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Shkalla pozitive në një mesatare 7-ditore aktualisht është 26.9 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 27 teste ishin pozitive.
Numri mesatar i testeve të realizuara është 31,020 në ditë dhe kështu është rritur me 12 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
Kantonet aktualisht raportojnë 3,336 njerëz që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 44 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Turistët e huaj do të duhet të paguajnë taksë tranziti për të kaluar me makinë nëpër... -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale













